Telegrafi

“Zoom-in x100”, Samsung S20 me kamerë të avancuar – “afron” te përdoruesi edhe gjësendet më të imta

Kompania jugkoreane Samsung ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20 që vjen në tre opsione S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas kësaj marke.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion në këtë seri të telefonave është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim), transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij  telefoni ka sjellë inovacione të papara, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon personat, në veçanti me shikim të dobët të dallojnë gjësendet e ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.

Kështu ata mund të përdorin opsionin zoom in të kamerës që deri në 100 herë i afron objektet, që ndoshta kanë shkronja më të vogla apo ikona të ndryshme. Për ta dokumentuar këtë janë publikuar video të ndryshme që e dëshmojnë këtë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videot e publikuara më poshtë që vërtetë janë mbresëlënëse, dhe gjykuar nga kërkesat e mëdha Galaxy S20 do të jetë një nga telefonat më të kërkuar të vitit. /Telegrafi/