Telegrafi

“Zonja Vdekje”: Njihuni me snajperisten më të rrezikshme, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte vrarë 309 nazistë (Foto)

Disa fotografi me ngjyra janë shfaqur në internet ku shihet snajperistja më e rrezikshme ruse e njohur si “Zonja Vdekje”, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte vrarë 309 nazistë.

Këto fotografi të luftëtares ruse janë rikthyer “në jetë” nga përkthyesja Olga Shirnina nga Moska e Rusisë, ku në fotot e saj shihet kjo snajperiste duke postuar me pushkë në dorë, transmeton Telegrafi.

Në këto fotografi portretizohet Lyudmila Pavlichenko, që konsiderohet snajperistja më e rrezikshme  dhe njëherit më e suksesshme në historinë e ushtrisë ruse.

Ajo njihej me nofkën “Zonja Vdekje” për faktin se kishte vrarë mbi 300 nazistë, dhe pozonte me krenari me armën e saj të preferuar.

Pavlichenko gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte qenë makthi i nazistëve, pasi raportohet se ajo ka vrarë 309 ushtarë dhe oficerë të lartë të ushtrisë së Adolf Hitlerit. /Telegrafi/