Telegrafi

‘Zonja e Vjetër’ në krizë të thellë në Serie A, mposhtet edhe nga Verona

Verona ka mposhtur Juventusin në kuadër të javës së 11-të në Serie A me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë me të dy skuadrat që kishin nga një rast.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 11-të, Kur Giovanni Simeone arriti të shënojë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe pas vetëm tre minutash Simeone shënoi edhe një gol tjetër, që kësaj radhe ishte i jashtëzakonshëm për 2-0.

https://twitter.com/frekansterim/status/1454484905753260033

Juventusi ishte në shok, ndërsa Verona kishte dhe rast të tjera për shënim.

Reagim i Juventusit në minutat e fundit të pjesës së parë, por goditja e Paulo Dybalas u ndal nga shtylla.

Rezultati jo i favorshëm bëri që Max Allegri të shtojë forcat në sulm, por goli që hapi sfidën erdhi në minutën e 80-të.

Ishte Weston McKenni ai që shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

https://twitter.com/juve_canal/status/1454504058656526339

Pas goli të dy skuadrat kishin nga një rast, por rezultati nuk ndryshoi.

Juventusi pas kësaj humbje zbret në pozitën e 9-të me 15 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore