Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A.
Pjesa e parë ishte e qetë me pak raste shënimi, ku rastin më të mirë e kishte Giovanni Di Lorenzo, por gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesnyn.
Me të filluar pjesa e dytë, Zonja e Vjetër arriti të gjejë golin e epërsisë.
Zhvillohej minuta e 51-të, kur Andrea Cambiaso harkoi bukur në zonë, ku e gjeti mirë Federico Gattin i cili me kokë shënoi për 1-0.
Federico Gatti, perdeyi açtı! 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/6EKkIbW4B0
— S Sport (@ssporttr) December 8, 2023
Pas kësaj Napoli arriti të shënojë, por goli i shënuar nga Victor Osimhen u anulua për pozitë jashtë loje.
Juventusi luftoi fuqishëm për ta ruajtur rezultatin dhe ia arriti duke e marr fitoren e 11-të sezonale.
Me këtë fitore Zonja e Vjetër merr sërish pozitën e parë me 36 pikë, një më shumë se Interi, që po ashtu ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/