Telegrafi

Zonja e parë e Turqisë e quan haremin ‘shkollë për përgatitjen e femrave për jetë’

Bashkëshortja e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka vlerësuar haremin e shumë kritikuar në Perandorinë Osmane si ‘shkollë për përgatitjen e femrave për jetë. Deklarata erdhi një ditë pasi burri i saj tha se femrat para së gjithash janë nëna, duke shkaktuar protesta.

‘Haremi ishte shkollë për anëtarët e dinastisë Osmane dhe një qendër edukative për përgatitjen e femrave për jetë’, citohet të ketë thënë Emine Erdogan, transmeton Express.

Megjithëse, haremi në fakt mësonte femrat në disiplinë dhe teknika si kaliografi, arte dekorative dhe muzikë, kritikat janë se shumica e femrave ishin mbajtur si skllave.

I parë si simbol fuqie i sulltanit, haremi tipik përfshinë numrin e shumë grave të sulltanëve, shërbëtoreve dhe femrave të familjes.

Nga ana tjetër Presidenti turk ka urdhëruar gratë në Turqi që të kenë të paktën tre fëmijë derisa kontrolli i lindjeve nënkupton ‘tradhti’.