Site icon Telegrafi

Zonja e parë e Sirisë ka refuzuar të ikë nga shteti

Bashkëshortja e presidentit sirian Bashar Al Asad, Esma ka deklaruar se disa herë ka pasur oferta që ta lëshojë shtetin bashkë me fëmijët por që e ka refuzuar një gjë të tillë.

“Asnjëherë nuk kam menduar që të shkojë diku tjetër. Po më kanë ofruar rastin që ta lëshoj Sirinë, ose më mirë të them të ik nga Siria”, ka thënë zonja e parë e Sirisë në intervistën dhënë për një televizion rus e që transmeton AFP.

Këtë ofertë guraja e Asadit e ka quajtur “ të qëllimshme e që tenton të rrënojë besimin e popullit në presidentin e tyre”.

Në luftën që ka filluar në Siri para pesë vitesh deri më tani kanë vdekur deri 300 mijë njerëz.

Exit mobile version