Zëdhënësi i Jill Biden, Michael LaRosa, thotë se Zonja e Parë e ardhshme do të përqendrohet në arsim, veteran dhe hulumtimet e kancerit kur burri i saj të marrë pushtetin.
Joe Biden pritet ta marr drejtimin e kombit amerikan gjatë janarit të vitit të ardhshëm, por tashmë bashkëshortja e tij, Jill ka bërë të ditur se ku do të fokusohet me rastin e presidencës së burit të saj, raporton theguardian.
“Joe Biden do të jetë një president për të gjithë amerikanët”, tha La Rosa në një deklaratë të dielën, transmeton Telegrafi.
“Ajo po kalon kohë me fëmijët, nipërit e mbesat e saj në Wilmington, Delaware. Dr Biden është përqendruar në ndërtimin e ekipit të saj dhe zhvillimin e përparësive të saj të përqendruara në arsimim, familjet e ushtarëve të ndjerë, veteranët dhe kancerin”, shtoi ai.
Jill Biden ka një interes personal në të tre ato fusha. Djali i Joes, Beau ishte një veteran i cili vdiq nga kanceri i trurit, një humbje që ajo e përshkroi si “krejtësisht shkatërruese”.
Ajo ka qenë gjithashtu një mësuese dhe profesoreshë e gjuhës angleze në një kolegj amerikan. /Telegrafi/