Site icon Telegrafi

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden është infektuar me coronavirus

Gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, Jill Biden, është infektuar me coronavirus, raportojnë mediat botërore.

Ajo u infektua vetëm një javë pasi burri i saj u zbulua se nuk ishte më i infektuar me coronavirus.

“Duke rezultuar negative të hënën, gjë që bëhet në mënyrë rutinore, Zonja e Parë zhvilloi simptoma të ngjashme me të ftohtin më vonë atë mbrëmje. Ajo rezultoi negative në një test të shpejtë, por një test PCR të martën përcaktoi se ishte pozitive për coronavirus”, tha sekretarja e shtypit, Elizabeth Alexander.

Kjo e fundit theksoi se Jill Biden kishte marrë më parë dy doza të vaksinës kundër virusit, raporton cnn.

Theksojmë se javë më parë i pari i shtetit amerikan është shëruar me sukses nga COVID-19.

Ndryshe, SHBA-ja ka regjistruar 92.8 milionë raste gjersa kanë vdekur 1.03 milion njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version