Për veshjen e Zonjës së Parë të Republikës së Kosovës, Lumnie Thaçi, e cila bashkë me bashkëshortin e saj presidentin Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump, është përkujdesur një disenjatore kosovare.
Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës, përveç rëndësisë së takimit, ajo i kushtoi kujdes dhe rëndësi të veçantë edhe pamjes kështu duke zgjedhur kreacionet e disejnatores kosovare Vjollca Llapashtica.
Zonja e parë e Kosovës gjatë këtij takimi u paraqit me një fustan me ngjyrë të kaltër dhe mjaft elegant, ndërsa, gjatë takimeve të tjera ajo shkëlqeu edhe në të kuqe kështu duke prezantuar punën e përkryer të Llapashticës.
Kujtojmë se disejnatorja Vjollca Llapashtica kujdeset edhe për shumë fytyra publike kosovare dhe të huaja.