Telegrafi

Zone club vazhdon me netë të zjarrta të performancave ‘live’

Një prej klubeve më të mëdha në vend, Zone Club, që ka bërë revolucion me jetën e natës gjatë kësaj vere, po vazhdon me netë të zjarrta edhe në serinë e performancave live.

Të hënën kantautori më i njohur shqiptar bashkë me grupin e tij, Klajdi Harunin, Brunon, DJ Vickyn dhe Mirin i kanë dhënë zjarr Zone Club në Prishtinë.

Në një video që menaxheri i këtij klubi nate në Kryeqytet, ka publikuar në Facebook, pamjet janë elektrizuese.

Dekorim Sahiti ka ndarë me miqtë e tij inserte nga kjo ndejë e netëve më parë në Prishtinë, ku Flori Mumajesi realizon një prej performancave të tij të mrekullueshme live.

Seria e performancave LIVE vazhdon me artistët më të mëdhenj vendor e ndërkombëtarë. /Telegrafi/