Telegrafi

“Zone Club” do të dhurojë të hyrat e mbrëmjes për shërimin e dy të rinjve të aksidentuar

Sonte (e premte), klubi më i madh i kryeqytetit, “Zone Club” do të organizojë mbrëmje të posaçme për të ngritur fonde për ta ndihmuar shërimin e dy të rinjve që kanë pësuar në aksidentin e komunikacionit dhe të cilët për momentin janë në shërim jashtë vendit.

Përkundër faktit se për ta janë mbledhur fonde për shërim dhe trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, shumat e mëdha janë të nevojshme për trajtimin e plotë, prandaj “Zone Club” i është bashkëngjitur iniciativës për mbledhjen e fondeve.

Lexo po ashtu Majk me koncert gjigant në Londër për 17 shkurt, të ardhurat shkojnë për shërimin e Egzon Kryeziut

Në mbrëmjen e sotme, në “Zone” do të ketë ndejë me DJ lokal: Banzz dhe PM, dhe hyrja do të kushtojë dy euro.

Të gjitha mjetet e mbledhura nga hyrja në klub do të shkojnë për shërbimin e Valonit dhe Egzonit, thuhet në njoftimin zyrtar të “Zone Club”.

Mbrëmja pritet të ofrojë argëtim për gjithë të pranishmit, të cilët përveç natës me muzikë që do të shijojnë, do të kenë mundësinë të kontribuojnë për Egzonin dhe Valonin, që po trajtohen jashtë vendit.

Informatat rreth eventit të mbrëmjes së sotme i gjeni KËTU. /Telegrafi/