Site icon Telegrafi

ZONE Club e çelë verën me Loco Dice, DJ-in e madh që do t’i ngritë temperaturat

Super sezoni veror po fillon në Prishtinë. Klubi më i madh i kryeqytetit, Zone Club po vjen me një nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike.

Është Logo Dice kësaj radhe i cili do ta çelë verën në Zone dhe do të pasojë super performancat e DJ-ve të tjerë me famë ndërkombëtare sikurse DJ Solomun dhe Ricardo Villalobos.

Logo Dice do të jetë në Prishtinë më 30 qershor dhe i njëjti pritet të dhurojë performancë të paharrueshme në kryeqytetin tonë, përkatësisht në Zonën e Madhe në zonën industrial në Fushë Kosovë, ambientin e freskuar dhe modern të Zone Club.

“Ka shumë DJ që kanë depërtuar në skenën e muzikës elektronike për dekada të tëra. Vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë vulosur me të vërtetë markën e tyre në skenën botërore. Këta individë kanë frymëzuar brezat e reja të artistëve të muzikës elektronike” thuhet në njoftimin zyrtar të Zone.

Njëri ndër këta DJ është edhe Loco Dice. Përmes seteve dhe prodhimeve të tij në shtëpitë e muzikës si: M_nus, Cadenza, Ovum, Four Twenty and Cocoon, ai bashkon perspektivat në sensin e tij delikat për tingujt dhe atmosferën reflektuese të frymëzuara nga muzika hip-hop që ishte fusha e tij e hershme e muzikës në mes të viteve ’90.

Krahas tij me 30 qershor do të përformojnë edhe DJ të njohur Kosovar që kanë bërë bujë edhe në skenën ndërkombëtare si: Hajdar Berisha, Alban Hi-dini dhe Nikifor.

Për më shumë informata rreth eventit, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version