Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni ka dalë me rezultatet e para për zgjedhjet në vend.
Sipas KSHZ-së në gjithë vendin dalja e qytetarëve në zgjedhje ka kaluar 50% e votuesve të regjistruar për të votuar.
Në zonën zgjedhore numër 2, përfshin disa zona të Shkupit dhe Kumanovës me rrethinë.
Këto rezultate janë me 358 vendvotime të numëruara nga 514 gjithësejt sa ka kjo zonë zgjedhore.
PDSH 0.77%
Koalicioni “Mundemi” LSDM – BESA 33.88%
BDI 10.82%
Koalicioni ASH-AAA 10.47%
OBRM-PDUKM 35.09%
Levica 4.22%
Integra 1.81%
Përndryshe kjo zonë zgjedhore ka 319,822 votues. /Telegrafi/