Shkencëtarët zbulojnë se ky tumor malinj ka një nënlloj që prek zonën intime femërore.
Një studim i ri tregoi se gratë mund të rrezikohen nga një lloj i kancerit të lëkurës që shkencëtarët deri tani e kanë anashkaluar.
Melanoma, kanceri që prek qelizat prodhuese të melaninës, deri tani kategorizohet në disa lloje, që prekin qelizat e lëkurës dhe mukozën.
Melanoma vagjinale zakonisht konsiderohet si pjesë e grupit të dytë, por raporti i ri sugjeron se vagjina dhe vulva (pjesa e jashtme) mund të preken nga një lloj i veçantë i sëmundjes.
Kërkuesit zbuluan se kanceri i lëkurës i llojit të parë (që prek qelizat e lëkurës), pëson mutacione të ndryshme, duke u kthyer në një lloj të veçantë tumori për pjesën intime.
“Ndërtimi i veçantë molekular i melanomave të vulvës dhe të vagjinale, e bëjnë këtë sëmundje një nënlloj të veçantë të melanomës.”, shkruhet në raport, duke shpjeguar se për to, duhet një lloj i veçantë kure.
Melanoma është lloji më i rrallë por më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës, shkruan Anabel. Melanoma vagjinale është veçanërisht e rrallë, 1 në 50 raste, por përbën një rrezik për jetën. /Telegrafi/