Site icon Telegrafi

Zona euro kërkon imunitet

“Europa ka bërë një rrugëtim të gjatë që prej kulmit të krizës financiare globale që tronditi për thuajse 3 vite ekonominë e rajonit, por ka ende rrugë për të bërë në mënyrë që të jetë e mborjtur nga ndonjë shock (shok) i mundshëm”, theksoi kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Ajo që nevojitet është pak më shumë vetëbesim, shtoi ai, pasi ka pasur kritika të ashpra ndaj mënyrës se si funksionon unioni monetar. “Ne e kemi forcuar atë dhe mendoj se po hyjmë në një fazë të re”- nënvizoi Dijsselbloem.

Faza në të cilën ndodhej deri më tani Eurozona të cilës i referohet ish-ministri hollandez i financave, synonte stabilitetin dhe zgjerimin e perspektivave ekonomike dhe politike. Ai u shpreh me tone mjaft opitmiste për të ardhmen e rajonit, duke deklaruar se eurozona jo vetëm që po del nga kriza, por se të gjitha vendet, përveç Greqisë po njohin terma pozitive rritje. “Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë fazë ku ndodhemi për të krijuar imunitet ndaj ndonjë shocku hipotetik”, theksoi ai.

Receta për të arritur diçka të tillë është zgjerimi dhe kompletimi i unionit bankar si dhe krijimi i tregjeve kapitale në mënyrë që të diversifikohet qasja e financave ndaj ekonomisë. Edhe implementimi i reformave strukturore është ndër ingredientët kyç të recetës imunitare. /Telegrafi/

Exit mobile version