Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka thënë se Zona Ekonomike në Vushtrri do të jetë mundësi e mirë për bizneset.
Ai tha se se punët e mbetura do të finalizohen në fund të muajit nëntor.
“Jemi në një Zonë Ekonomike, që Vushtrrisë do t’i ofrojë shumë mundësi të mira, e në veçanti bizneseve të cilat janë të interesuara të prodhojnë. Besoj se deri në fund të nëntorit do të finalizojmë dhe do të ketë mundësi që nga komuna të përfitojnë 23 biznese prodhuese”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka thënë se është diskutuar për dy investitorë të cilët Komunën e Vushtrrisë do ta kthejnë në zonë premtuese për bizneset.
“Diskutuam në takim në komunë edhe për dy investitorë që janë mjaftë të rëndësishëm, investitorë strategjikë, që do të kenë mundësinë të investojnë në komunën tuaj, dhe kështu komuna e Vushtrrisë do të kthehet në një zonë biznesore, në një zonë premtuese për bizneset prodhuese dhe ato tregtare”, tha ai.
Ministri Krasniqi ka thënë se kjo nuk është zona e fundit dhe do të krijohen zona ekonomike të reja edhe në komunat tjera, ku do t’u jepet hapësire të gjitha bizneseve në çdo komunë, që të kenë mundësi ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre. /Telegrafi/