Telegrafi

“Zombit gjakpirës” organizohen për bamirësi (Foto)

Sheshi i Revolucionit që ndodhet në Mexico City, është mbushur me njerëz të maskuar si zombie, të cilët janë organizuar për bamirësi.

Pjesëmarrësit me rroba të grisura të mbuluara me ‘gjak’ dhe me fytyra të vizatuara në mënyra të frikshme, kanë dhënë para dhe ushqime të dedikuara për të pastrehët, transmeton Telegrafi.

Në shportat e vendosura në skajet e rrugëve ata kanë vendosur mish të përpunuar, pemë, perime, si dhe gjëra tjera që do t’i hynin në punë njerëzve të varfër.

Pos ‘zombive’ edhe shikuesit që kanë shkuar për t’i parë, kanë mbushur shportat me gjëra të ndryshme për t’i dalë në ndihmë atyre që nuk kanë.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund t’i shihni disa nga maskimet më të mira që kanë marrë pjesë në këtë organizim. /Telegrafi/