Telegrafi

Zollik: Ari të kthehet si para reference

Vendosja e arit si pikë referimi adreson më mirë rreziqet nga inflacioni, deflacioni dhe problemet që lidhen me vlerën e monedhave të ndryshme. “Ndonëse në librat shkollorë ari shihet si para e së shkuarës, tregjet në ditët tona po përdorin sot arin si aset alternativ, shkruan Robert Zollik.

Zollik, president i Bankës Botërore, në të përditshmen Financial Times thekson se sistemi financiar i njohur si "Bretton Woods II", i vënë në zbatim në vitin 1971, duhet të ndryshojë.
Sipas Zollik kjo do të marrë kohë, por duhet të nisë menjëherë, nëse duam të mënjanojmë të ashtuquajturën luftë të monedhave. /Telegrafi/