Site icon Telegrafi

Zola thotë se Morata duhet ta kuptojë se nuk po luan për Southamptonin apo Brightonin

Gianfranco Zola (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Maurizio Sarrit e filloi mirë sezonin, por tani ka filluar shkëputjen nga skuadrat që luftojnë për titull, një nga arsyet është mungesa e golave nga sulmuesit qendrorë.

Asistenti i italianit, Gianfranco Zola, ka kritikuar sulmuesin Alvaro Morata dhe i ka kërkuar që të fokusohet dhe të shënojë gola.

“Jo”, ka thënë Zola pasi është pyetur se a ndjen ndonjë simpati për ish-sulmuesin e Real Madridit në lidhje me presionin që është mbi atë.

Maurizio Sarri dhe Gianfranco Zola gjatë ndeshjes Chelsea-Fulham në Stamford Bridge (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Duhet të jetë diçka motivuese. Je tek Chelsea. Nuk po luan për Southamptonin apo Brightonin, me gjithë respektin për këto klube”.

“Njerëzit presin shumë nga numri 9 i Chelseat. Kjo është normale dhe Alvaro duhet të mësohet me këtë. Nëse shkon te një tjetër klub i madh, do të jetë njëjtë për atë. Nuk ka mënyrë se si t’iu ikësh përgjegjësive”.

Lexo po ashtu Chelsea ofron 50 milionë për Barellan

“Është pjesë e punës dhe aq sa mirë i përballon ato, më i mirë bëhesh. E di se ai e ndej që nuk po shënon mjaftueshëm dhe se ndjen përgjegjësi”.

“Ai duhet të mësojë të lërë gjithçka mbrapa, sepse këto janë vetëm barrë që ju merrni në fushë dhe nuk do t’ju ndihmojnë të bëni më mirë”, ka shtuar Zola. /Telegrafi/

Exit mobile version