Telegrafi

Zola: Shpresojmë që Hazard të qëndrojë gjatë me ne

Gianfranco Zola ka folur për të ardhmen e yllit të Chelsea, Eden Hazard, për të cilin ka thënë që shpreson të qëndrojë gjatë me klubin londinez.

E ardhmja e Hazardit ka qenë pjesë e diskutimit tash e sa kohë, pasi belgu është lidhur me një largim nga Stamford Bridge.

Ylli belg është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi, shkaku edhe i mos rinovimit të kontratës.

Lexo po ashtu Real Madridi do ta marrë Hazardin me marrëveshje shkëmbimi?

Por, legjenda e Bluve, Zola, i cili tani është asistent i Maurizio Sarrit, u tha gazetarëve se shpresojnë që Hazard të mbetet gjatë te Chelsea.

Eden Hazard (Getty Images)

“Ai është sigurisht një nga lojtarët që i ka dhënë këtij klubi shumë kënaqësi”, ka thënë fillimisht Zola.

“Ai është 27 vjeç dhe shpresojmë se do të qëndrojë gjatë me ne dhe do të bëhet edhe më i madh”.

Lexo po ashtu Barkley: Hazard është magjik

“Eden është tip i lojtarin që mund të bëjë diferencë të madhe kur është në lojë, qoftë edhe për vetëm 20 minuta”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Hazard ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean. /Telegrafi/