Asistenti i trajnerit te Chelsea, Gianfranco Zola, po mban bisedime intensive me menaxhmentin e Bluve.
Zola është nën kontratë deri në fund të sezonit, e së fundmi ka punuar me Maurizio Sarrin.
Tuttomercatoëeb shkruan se Chelsea synon që të takohet me teknikun italian javën e ardhshme për të biseduar me situatën.
Zola është i interesuar që të vazhdojë punën e tij me klubin.
Ndërkaq, edhe Eden Hazard ka lëvduar punën e Zolas në klub duke thënë se ishte privilegj që të punonte me të.
“Ai u ka ndihmuar shumë lojtarëve, sepse është legjendë. Ai di si të shfrytëzojë një lojtar”.
“Sarri ka bërë shumë, e Zola ishte lidhja mes tij e lojtarëve. Për neve ka qenë një përvojë e mrekullueshme”, deklaroi Hazard kohë më parë.
Zola pritet që të vazhdojë bashkëpunimin me klubin nga Stamford Bridge. /Telegrafi/