Gianfranco Zola mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Chelsea.
Italiani ka punuar si trajner i ekipit të parë në sezonin e kaluar nën urdhrat e Maurizio Sarrit – por ishte punësuar nga klubi dhe jo nga italiani, i cili së fundi ka marrë drejtimin e Juventusit.
Kontrata njëvjeçare e ish-reprezentuesit së Italisë përfundon më 30 qershor, por kushdo që e merr postin e trajnerit të The Blues do ta ketë mundësinë ta mbajë në staf atë, shkruan Daily Express.
Strategu 52-vjeçar mund të jetë mentor i mirë i Frank Lampardit, i cili ka vetëm një vjet përvojë menaxheriale në Championship me Derby Countyn.
Zola i kishte thënë klubit se nuk dëshiron ta mbajë rolin e një ambasadori të klubit, por do të ishte i përgatitur të vazhdonte të punonte brenda fushave të blerta.
Ndryshe, sezonin e kaluar përfundoi ka fituar vetëm një trofe, përkatësisht të Ligës së Evropës. /Telegrafi/