Telegrafi

Zola dhe Simeone në listën e Chelseat

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ai i Malagas, Manuel Pellegrini, dhe i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, janë të parët në listën e kandidatëve.

The Guardian shkruan se David Moyes, kontrata e të cilit te Everton skadon në qershor, dhe trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, po ashtu kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës Blu.

Në anën tjetër edhe progresi i Zolas te Watfort nuk ka kaluar pa u vërejtur, edhe pse italiani është ende në ditët e para të karrierës së tij si menaxher. /Telegrafi/