Telegrafi

Zola: 34 pikë mjaftojnë

Edhe një fitore do ta çonte West Hamin në kuotën e 34 pikëve, dhe Zola mendon se kjo shifër mund të jetë e mjaftueshme për të mbijetuar në elitën e futbollit anglez.

“Mund të jetë e mjaftueshme, por ne do të përpiqemi të fitojmë më shumë. Ky nuk është një kampionat ku mund të thoni se ka mbaruar. Askush nuk pret që Burnley do të mposhtte Hull Cityn. Ne do të qëndrojmë në këmbë”, ka thënë Zola. /Telegrafi/