Site icon Telegrafi

Zogu më i vjetër i egër në botë bën vezë në moshën 74-vjeçare

Zogu i egër më i vjetër i njohur në botë ka bërë një vezë në moshën 74-vjeçare në një ishull të Paqësorit Verior, tha Shërbimi i Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA.

Shërbimi i kafshëve të egra Rajoni i Paqësorit tha në mediat sociale se Wisdom, një albatros Laysan, është parë duke folezuar me një partner të ri dhe ka bërë një vezë në Strehën Kombëtare të Kafshëve të Egra Midway Atoll, që ndodhet në skajin veriperëndimor të Arkipelagut Havai.

Studiuesit thanë se ishte veza e parë e Wisdom në katër vjet, dhe zogu vlerësohet të ketë sjell 50 deri në 60 vezë gjatë jetës së saj.

“Wisdom kthehet në të njëjtin vend foleje çdo vit për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj dhe nëse është e mundur, për të hedhur një vezë”, thuhet në postimin e mediave sociale.

“Për dekada, ajo e bëri këtë me të njëjtin partner, Akeakamai, por ai zog nuk është parë për disa vite.”

Jon Plissner, biolog mbikëqyrës i kafshëve të egra në strehimoren Midway Atoll, tha se studiuesit janë “optimistë se veza do të çelet”.

Wisdom besohej të ishte 5 vjeç kur ajo u lidh për herë të parë dhe u pa duke hedhur një vezë në vitin 1956. /Telegrafi/

Exit mobile version