Fenerbahce dhe Manchester United nesër do të takohen në kuadër të Ligës së Evropës.
Por sot në orën 11.00 aeroplani i skuadrës turke gjatë rrugës për në Manqester ka bërë një aterrim të detyruar në kryeqytetin hungarez të Budapestit.
E gjithë kjo pasi një zog është përplasur për një dritare të aeroplanit, i cili me këtë rast ka thyer xhamin, transmeton Telegrafi.
Mësohet se futbollistët nuk kanë pësuar problem shëndetësore dhe se në orët e vona të sotme do të udhëtojnë për në Angli.
Kujtojmë se ndeshja do të fillojë në ora 21:05 sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/