Ky është momenti kur një zog tropikal i “vërsulet” kamerave të sigurisë, të vendosura nga autoritetet e Zelandës së Re nëpër autostrada.
Pamjet shfaqin zogun duke zbritur para kamerës – duke “monitoruar” kështu një pjesë të autostradës Toll që lidhë Silverdale dhe Puhoi, transmeton Telegrafi.
Zogu verdhë e zi hap gojën dhe fillon të lëshojë tinguj para objektivit të njërës nga kamerat e sigurisë.
Megjithatë në një moment largohet pa shkaktuar ndonjë dëmtim në këto pajisje survejimi.
Autoritetet e sigurisë në Zelandë të Re kanë publikuar pamjet, duke treguar se kamerat e tyre filmojnë edhe skena të tilla. /Telegrafi/