Dyqani në Lincolnshire në Angli është zhdukur nga zjarri para gjashtë javësh. Gjatë hulumtimit, ekspertët e sigurimit kanë gjetur 35 mbetje të cigareve në kulmin e dyqanit. Të gjitha hulumtimet dëshmojnë se mbetjet, disa prej të cilave ende nuk ishin të shuara, në kulm i kishte sjellë një zog mali dhe i kishte hedhur në ulluqe, që më pas kishte shkaktuar ndezjen e zjarrit.
Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimit ka deklaruar se kurrë më parë nuk është shënuar një zjarrvënie në këtë mënyrë.
Në drejtorinë e dyqanit, e cila pret rezultatet edhe të disa ekspertëve, çuditen se si një zog aq i vogël ka mundur të shkaktojë një dëm aq të madh.