Telegrafi

Zogjtë në gjithësi

Nuk dihen më shumë detaje – disa në bllogje lajmërojnë se zogjtë do të mund ti gjuajmë në planetët e rinj, ndoshta edhe pa gravitacion, për shkak të cilës gjë loja mund të ndodhë të jetë zbukuruar me gjërat si slow-motion ose madje edhe me shkatërrimet më të fuqishme.

Lansimit të lojës do ti bashkëngjiten edhe NASA dhe National Geographic, e ajo nuk do të jetë e kufizuar vetëm në platformat mobile, por në mënyrë paralele do të paraqitet edhe “në shitjen me pakicë dhe kanalet e animuar”, nga çka mund të supozojmë se do të paraqiten filmat e vizatuar me personazhet nga Angry Birds dhe se në shitje menjëherë do të mund të gjenden lojërat dhe gjërat tjera me këta personazhe. /Telegrafi/