Në një shtëpi të braktisur në Vankuver të Kanadasë, Michelle Davey ka gjetur vezët e shpezëve që janë lëshuar në folenë e ndërtuar nga shiringat që shfrytëzohen nga përdoruesit e drogës.
Ky rast tregon për numrin e madh të përdoruesve të substancave narkotike, sa që edhe shpezët i kanë ngatërruar këto pajisje me degët e pemëve, transmeton Telegrafi.
“Realiteti i hidhur në këtë pjesë të vendit, ku shiringat që i shohim nëpër rrugë, tani po bëhen edhe fole shpezësh”, ka shkruar Davey.
Mësohet se ato iu përkasin përdoruesve të qetësuesit fantanyl, që është afro 100 herë më i fortë se morfina.
Në mungesë të mjeteve financiare, të varurit nga droga po e përdorin këtë substancë në masë të madhe, sepse është shumë e lirë. /Telegrafi/