Disa zogj janë mjeshtër në fshehje, kur është nevoja që të mos vërehen nga grabitqarët, apo presin që të sulmojnë prenë.
Në fotografitë e postuara më poshtë, shihen këta shpezë që e kanë kamufluar vetën në pjesë malore, në gurë, por edhe në banje të shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Ata kanë zgjedhur ngjyrat e vendit të caktuar, që janë të ngjashme me ato të puplave që i kanë në trup. Në këtë mënyrë ata janë bërë njësh me ambientin, për të mos u dalluar.
Meqenëse shumë shikues e kanë pasur problemë t’i gjejnë këta ‘kameleon’, në imazhet e mëposhtme ata janë shënuar me një rreth të kuq. /Telegrafi/