Site icon Telegrafi

Zogjani: LDK-ja si subjekt politik funksionon ngadalë, andaj s’jam anëtarësuar

Kohëve të fundit shumë nga yjet shqiptare janë anëtarësuar në subjekte politike.

Jeton Zogjani, Kaci Lleshi, Fisnik Ademi, Arta Nitaj dhe Armend Gashi janë disa prej personazheve të famshme publike, të cilët kanë aderuar në parti të ndryshme politike. Këta të fundit sot në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kanë treguar se përse zgjodhën këto parti.

Aktori Jeton Zogjani tashmë është pjesë e AAK-së dhe njëkohësisht tregon arsyen se përse nuk aderoi në LDK.

“LDK si subjekt politik funksion si organet e një të moshuari rreth të 70-ate, ritmi i zemrës është i qetë shkon ngadalë, ne gjenerata e re kemi nevojë për hapa të shpejtë”, ka thënë ai.

Ndër tjerash, ai shton se kjo parti ka bërë shumë gjëra të mira për vendin, por që mendojnë se janë të gjithë të mençur.

“LDK ka dhënë shumë për këtë vend, mendojnë se janë të gjithë të dijshëm, kanë një burokraci , kjo është problemi se përse un nuk jam pjesë e tyre”, thotë Zogjani. /Telegrafi/

Exit mobile version