Site icon Telegrafi

Zogiani: Urime pushteti Burim Berisha me votat e blera me para të komunës 

Avni Zogiani, kandidati i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës ka ‘uruar’ Burim Berishën për fitoren në Fushë Kosovë, siç tha ai me votat e blera me para të komunës.

Zogiani tha se do të vazhdojnë të denoncojnë një pushtet që është thellësisht i kriminalizuar dhe një ditë do të ketë drejtësi.

Lexoni të plotë postimin postimin e tij në Facebook:

“Kundershtarit tim, Burim Berishes, urime pushteti me votat e blera me paret e komunes – ne shkelje te krejt ligjeve e rregullave. Veç po shpresoj qe ka me i shpernda qato ndihma direkte qe i ka premtue per qindra familje neteve te javes se fundit te fushates. Po jam shume kurioz me e dite çka iu ka premtue atyne 150 votueseve serb ne Kuzmin – traktora? E qytetit vete, i them, duhet fort me u mundue me e ndale shkaterrimin e metutjeshem. Ne vazhdojme me denoncue nje pushtet thelbesisht te kriminalizuar. Nji dite s’ka me pase qare pa pase drejtesi ne kete vend!

Ne kemi rrite voten per zgjedhjet komunale per dy here e gjysem, na pret pune. Askush s’ka thene qe eshte leht me e luftue nje sistem te krimit te organizuar. Ai posaçerisht behet i forte kur bashkohet me pushtetin” (sic). /Telegrafi/

Exit mobile version