Telegrafi

Zogiani: Po raportohet për familjarët e Limajt në ekipin negociator, injorohen familjarët e Ahmetit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka thënë se mediat po shkruajnë vetë, për familjarët e Limajt në Ekipin negociatorë, duke injoruar familjarët e Shpend Ahmetit në këtë ekip.

Zogiani në një postim në llogarinë e tijë në Facebook, ka shtruar pyetjen se a është familjarizimi problem veç për katundarët.

Postimi i Zogianit:

Të jepet përshtypja se këto mediat tona e njofin ma mirë Malisheven, sesa Prishtinën.

Shkruajnë për familjarë të Limajt në Ekipin negociator (mirë bëjnë!), por injorojnë tërësisht familjarët e Shpendit aty.

Apo familjarizmi është problem veç për “katundarët”?!“, ka shkruar ai./Telegrafi/