Site icon Telegrafi

Zogiani: Haziri me deklarimet e fundit po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit

Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri cili ka thënë se nëse do të ishte kryeministër do të jepte 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanvcit.

Zogiani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kur Haziri thotë, nesër i jap 14 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanovc, ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit.

Sipas tij, Haziri e di mirë po ashtu se faktorët ndërkombëtar nuk e marrin fare parasysh pjesën e dytë të kësaj fjalie, sepse veç territorin tënd mund ta falësh.

“Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovar për të dhënë territor…! Kështu është luajtur gjithmonë loja, liderët kosovar kanë dhënë territor e sovranitet të Kosovës, duke bërë premtime për gjëra që nuk janë në dorën e tyre… llafet e premtimet mbi gjërat për të cilat nuk vendosin Haziri e Thaçi & Co. gjithmonë kanë qenë ambalazhi me të cilin ata i kanë mbështjell dhuratat për Serbinë e për fqinjët tjerë (Malin e Zi, p.sh)…”, tha Zogiani. /Telegrafi/

Exit mobile version