Site icon Telegrafi

Zogiani: Femrat shpërndajnë linqe me imazhe lakuriq, pastaj kërkojnë falje (Foto)

Jeton Zogiani, aktori i njohur kosovar, është një ndër artistët që komenton edhe shumë ngjarje sociale.

Një të tillë e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale të Facebookut.

Ai nuk po mund t’i kupton se si femrat paksa të rritura klikojnë në lajme që shfaqin imazhe të njerëzve lakuriq dhe më pas pa vetëdije i ndajnë me miq.

Krejt po me tranojnë këto loçkat qe jone pak ne moshe e qe klikojne linqe me cullaka e qe te shfaqen ne FB-ne tande pa dashje, edhe tani kur jau lexon arsyetimin kjo eshte ma e bukura. “Shoke e shoqe, ju kerkoj ndjese se ma kane thy passwordin e mu kane shfaqe sene palidhje”, kur hyn edhe e kqyre sa shoke i ka ne FB te dalin 20 krejt, perfshire aty edhe anetaret e familjes. Po kush ta then passwordin ty o puse, po vet tu ka kru me kliku”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Ndryshe, Zogiani po vazhdon me sukses të shfaqet në serialin ‘O sa mirë’ me rolin e drenicakut. /Telegrafi/

Exit mobile version