Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes “FOL”, Petrit Zogaj, është shprehur se është qesharak numri i veteranëve që e dha Qeveria e Kosovës duke thënë se janë 46,000 ish-pjesëtarë të UÇK-së që e kanë fituar statusin e veteranit.
Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka deklaruar se këtij numri prej 46,000 veteranësh duhet t’i hiqen 20,000.
“Jam kundër këtij numri të fryrë. Ishte dashur që nga këtu të hiqen 20 mijë. Ky numër kaq i madh na paraqet si njerëz që shumë e kemi dashtë luftën. Nuk kemi pa në kohën e luftës ndonjë lëvizje aq të madhe. Ky numër është qesharak dhe është i papranueshëm. UÇK ka qenë organizmin vullnetar”, ka thënë ai.
“Një ushtar u UÇK-së që ka luftuar vërtetë, mund të niset në abuzimin e komandantëve të tij dhe nuk mund të pranojë që edhe dikush ta ketë statusin e barabartë me të, por nëse e bën, bëhet një abuzues i vogël. Ka pas zona të tëra në luftë, që kanë qenë me nga 20 ushtarë”, thotë Zogaj.