Telegrafi

Zogaj ka pësuar lëndime në kokë, gjenda e tij stabile

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj është sulmuar nga persona të panjohur, sot në 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë.

Zogaj është rrahur brutalisht me mjete të forta, shufra ndërsa është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zyrtarja për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla i ka thënë Telegrafit se gjendja e Zogajt është stabile dhe se nuk ka lëndime serioze.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 7:20 është sjell në Klinikën Emergjente i lënduari S.Z me lëndime në kokë. Të lënduarit i është ofruar kujdesi emergjent mjekësor laboratorik, diagnostiko dhe trajtimi i nevojshëm”, ka thënë Qyqalla.

Ndërkohë sulmin ndaj Sokol Zogajt e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/