Telegrafi

Zogaj: Grabovci po bën kalkulim personal me Demarkacionin (Video)

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, thotë se në natyrën e Partisë Demokratike të Kosovës, është t’i ndryshojë qëndrimet politike. Këtë e ka thënë komentuar për Demarkacionin me Malin e Zi dhe deklaratat e Adem Grabovcit.

Ai tha se në PDK ka një klimë të ndryshimit të lidershipit, që munden me qenë lojëra që i shkojnë në favor Kadri Veselit, sepse ai nuk është nënshkrues i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Haliti: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Zogaj ka thënë gjatë emisionit “Rrokum Roll” në Rrokum TV se ka deputetë brenda PDK-së, përveç LDK-së, që nuk do ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit.

“Grabovci po bën kalkulim personal në politikë kur thotë se kufiri ka lëvizë, sepse është nga ajo anë, ndërsa në anën tjetër, Mustafa po ju thotë anëtarëve të partisë së tij se, Demarkacioni është në rregull”, shtoi Zogaj.

Duke folur për debatin e paralajmëruar për Demarkacionin, Zogaj tha se nëse nuk ka fakte të reja, por secila i prezanton ato çka besojnë, nuk ka me pas ndryshim të qëndrimeve.