Telegrafi

Zoff: Lazio mund ta prishë tripletën e Juventusit

Dino Zoff ia ka tërhequr vërejtjen Juventusit që të ketë kujdes pasi mund të mos e fitojë tripletëen pasi Lazio mund t’i mposhtë në finale.

Bianconerët janë tetë pikë para në garën për Serie A dhe tash do të kenë punë me Monacon në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve dhe me Lazion në finale të Kupës së Italisë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

“Juve është në drejtim të tripletës. Sidoqoftë, Lazio është skuadër e rrezikshme dhe Juventusi duhet të ketë kujdes në finale”.

“Lazio ka sulmues që janë në gjendje të depërtojnë në mbrojtje të kundërshtarëve. Juventusi është favorit në letër, por kjo finale nuk mund të merret si e sigurt për Juven”, u shpreh Zoff. /Telegrafi/