Telegrafi

Zoff: Gara për titullin në Itali nuk ka përfunduar

archivio image sport nella foto: Dino Zoff

Dino Zoff këmbëngul se asgjë nuk ka mbaruar në garë për Scudetto, pasi Napoli mund të riparojë disavantazhin nga Juventus.

Ish-portieri ka luajtur për të dy klubet dhe nuk beson se bardhezinjtë janë të sigurt për të fituar një titull të gjashtë rresht në Serie A.

“Qetësohuni, asgjë nuk ka mbaruar”, ka thënë Zoff, kur u pyet nëse gara për titull është e gjatë në një intervistë për Corriere della Sera, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Davids i dëshpëruar me gjendjen e Serie A

“Sarri, siç e dimë, i pëlqen të luajë me fjalë, me komunikim. Kjo është pjesë e një strategjie për të larguarin presionin nga ekipi. Në qoftë se Gabbiadini mund të zëvendësojë Milik, atëherë Napoli mund të rihapë garën për titull”.

“Katër pikë janë shumë, por jo edhe aq shumë. Tetori do të jetë vendimtar, ne do të shohim në vazhdim”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/