Telegrafi

Zoellick: G7 nuk është efektiv

Zoellick, i cili foli para takimit të liderëve financiarë nga G-7 këtë fundjavë në Washington theksoi se kriza globale financiare është si "një dush i ftohtë" dhe kjo tregon domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më të gjerë të të gjitha vendeve.

"G-7 nuk punon", tha Zelik në raport me grupin e vendeve më të zhvilluara në të cilën përfshihen SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia.

Sipas tij, është e domosdoshme formimi i një grupi më të mirë për këtë kohë të ndryshueshme. Ai theksoi se ky grup duhet të përfshijë dhe Kinën, Indinë, Brazilin, Republikën e Afrikës Jugore, Arabinë Saudite, Meksikën, Rusinë dhe Grupi aktual G-7.

Zoellick vlerësoi se nuk është e mjaftueshme që G-7 të bëhet G-14.

"Ne nuk mund të krijojmë një botë të re vetëm duke e riparuar të vjetrën. Kjo strukturë duhet të jetë fleksibile dhe të mos jetë e kufizuar".