Zoe Kravitz nuk u përpoq të fshihte unazën e saj të fejesës, ndërsa festonte Halloween-in gjatë fundjavës.
Ylli i “Big Little Lies” dhe Channing Tatum së fundmi u fejuan pas dy vitesh lidhje.
Aktorët e famshëm ishin të veshur si personazhe nga filmi horror i vitit 1968 “Rosemary’s Baby”.
Në fotot e çiftit duke hyrë në festë, unaza e re e Kravitz-it shihet duke shkëlqyer në dorën e saj të majtë.
Laura Taylor, një argjendari e specializuar në unazat e fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për Page Six Style se duket të jetë një 7 karatësh, “diamanti i rrallë”.
“Zgjedhja e unazës së fejesës nga Channing nuk mund të ishte më e përshtatshme për Zoen”, shton Taylor.
Taylor vlerëson se kostoja e unazës varion nga 470 eri në 500 mijë euro në varësi të cilësisë së diamantit.
Kravitz, 34 vjeçare dhe Tatum, 43 vjeç, u takuan në xhirimet e filmit “Pussy Island”.
Artistja ishte martuar më parë me Karl Glusman, por ish-çifti u divorcua pas më pak se dy vitesh lidhje.
Channing nga ana tjetër ishte i martuar me yllin e tij të “Step Up”, Jenna Dewan, për gati nëntë vjet dhe ata kanë një vajzë të quajtur, Everly. /Telegrafi/