Site icon Telegrafi

Zoe Kravitz dhe Karl Glusman janë martuar në fshehtësi

Zoe Kravitz dhe Karl Glusman Foto: (Getty Images/Guliver)

Zoe Kravitz dhe partneri i saj, Karl Glusman i kanë dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Sipas Us Weekly, aktorët janë martuar në fshehtësi para dasmës që pritej të mbahet në qershor të këtij viti në Francë.

Vajza 30 vjeçare e muzikantit, Lenny Kravitz e cila njihet më mirë te seria amerikane Big Little Lies me Reese Witherspoon dhe 31 vjeçari i Nocturnal Animals me Jake Gyllenhaal tashmë janë martuar.

Zoe Kravitz dhe Karl Glsuman (Foto: Reuters)

Ata kanë qenë duke u takuar qysh nga viti 2016 teksa për herë të parë u shfaqen në ndejën e Oskar, ku Zoe kishte fituar edhe një çmim të vogël.

Zoe në tetor të vitit 2018 ishte pjesë e Rolling Stone, e cila tregoi se ishte fejuar. “Po, jam fejuar. Nuk i kam treguar askujt deri më tani, e kam mbajtur private”.

Në janar ajo poashtu ka folur për planet e tyre të martesës. “Po planifikoj, ngadalë por sigurt. Është diçka e vogël, por shumë e mirë, jam e emocionuar”, ka thënë Zoe. /Telegrafi/

Exit mobile version