ZNY Consulting dhe TLNT janë dy agjenci të njohura të specializuara për rekrutimin e punonjësve të rinj, varësisht nga kërkesat që ka prej klientëve që kërkojnë puntorë.
E veçanta e këtyre dy agjencive të specializuara për rekrutim është se janë në pronësi të një shqiptare, Esterina Gocaj Bekiri.
Kompanitë e themeluara në vitin 2017 janë formuar me qëllimin për të ndryshuar formën e rekrutimit, ndërkaq ofron edhe shumën më të ulët në treg të kompensimit për rekrutim.
Këto dy kompani kanë ndihmuar shumë në punësimin e shqiptarëve anë në SHBA me synimin për t’u zgjeruar në Londër e në pjesën më të madhe të Evropës.
“Ekziston hapësirë e madhe në tregun e SHBA-ve për shqiptarët që nuk e dinë nëse kanë edukimin ose kredencialet e duhura për t’u punësuar në vende të caktuara dhe këtë e kemi ndryshuar me lidhjet e shumta me kompani të ndryshme që hapin vende pune”, thekson Esterina Gocaj, e cila ju bashkua botës korporative në moshën 15 vjeçare.
Esterina përfundoi studimet në St. Johns University për drejtësi dhe menaxhim biznesi, teksa ajo po ashtu drejton suksesshëm agjencitë e rekrutimit ZNY Consultin Group dhe TLNT të cilat veprojnë në industri si ndërtimtaria, inxhinieringu, IT, patundshmëritë, nafta dhe gazi e të tjera.
Esterina Gocaj lindi në Shqipëri dhe u largua vetëm pak muaj pasi lindi me familjen e saj drejt Gerqisë, për t’u shpërngulur më pas në SHBA në moshën tetë vjeçare, ndërsa tani jeton mes Nju Jork Sitit dhe Melburnit në Australi për në vazhdën e menaxhimit të sipërmarrjeve të saj.
Synimi i ZNY Consulting dhe Esterinës është hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë e Shqipëri, sidomos për studentë duke lidhur partneritet me universitetet nga dy vendet shqiptare.
/Telegrafi/