Milani është shumë afër që të rinovojë kontratat me Hakan Calhanouglun dhe Ginaluigi Donnarumman.
Dyshja lidhen me një largim nga Rossonerët, mirëpo duket se tani janë shumë afër të nënshkruajnë marrëveshjet e reja.
Sipas asaj që raporton TodoFichajes, Milani e di se Chelsea është e interesuar për Donnarumma, derisa Unitedi e kërkon Calhanouglun.
Por, klubi italian nuk dëshiron t’i humbë asnjërin nga lojtarët që në këtë edicion janë duke dhënë paraqitje fantastike.
Calhanouglu dhe Donnarumma janë duke u futur në muajt e fundit të kontratave të tyre dhe në verë mund të largohen si lojtar të lirë.
Milani shpreson qysh në këtë javë të finalizohet firmosja e dy kontratave nga ana e dy lojtarëve, për të vazhduar të qetë luftën për titullin e Serie A-së. /Telegrafi/