Karocia ka arritur të kaloj fazën e grupeve me shumë vështirësi pas një barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Belgjikës.
Ka qenë një ndeshje spektakolare ku belgët kërkonin me ngulm golin e fitores, por kroatët u mbrojtën mirë falë paraqitjes fantastike të qendërmbrojtësit Josko Gvardiol.
E trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic nuk i ka kursyer lëvdatat për qendërmbrojtësin e ri kroat.
I pari i shtabit teknik të Kroacisë ka thënë për mbrojtësin e RB Leipzig se ai është më i miri në botë për momentin.
“Josko Gvardiol është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Dalic.
“Mund të jemi krenar me të. Dejan Lovren është një mbështetje e madhe, brenda dhe jashtë fushës. Domagoj Vida ndihmon gjithashtu me këshilla të tjera”.
“Jam i lumtur të shikoj sa mirë punojnë të gjithë bashkë. Sa i përket Joskos, jam i bindur se ajo skuadër që do ta marrë do të fitoj jashtëzakonisht shumë nga ai”, u shpreh Dalic.
Gvardiol iu bashkua RB Leipzigut nga Dinamo Zagreb, derisa pritet të bëhet qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, me Chelsean që është gati të paguajë 100 milionë euro për të.
20-vjeçari ka kaluar të gjitha grupmoshat e Kroacisë, derisa me Kombëtaren e madhe ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/