Telegrafi

Zlatan Ibrahimovic i ka urryer katër lojtarë gjatë karrierës së tij, njëri prej tyre ishte te PSG

Zlatan Ibrahimovic ka urryer vetëm katër lojtarë gjatë karrierës së tij – dhe njëri prej tyre është Edinson Cavani.

Ish-ylli i LA Galaxy, Michael Ciani ka zbuluar se suedezi nuk i pëlqente njerëzit të afroheshin me uruguaianin.

Ibrahimovic luajti së bashku me Cavanin në Paris Saint-Germain nga 2013 deri në 2016 para se të bashkohej me Manchester United.

Dyshja formuan një partneritet të mrekullueshëm në fushë, por nuk shkuan mirë me njëri-tjetrin në nivel personal.

Pas kohës së tij me Ibrahimovicin në Amerikë, Ciani i ka hequr kapakun marrëdhënies mes dyshes.

Duke folur për RMC Sport, ai tha: “Nëse jeni afër Cavanit , Ibra nuk e pëlqen. Ose je me Ibrën, ose je kundër tij”.

“Ai më tha se gjithçka ishte mirë me Laurent Blanc te PSG. I vetmi person me të cilin nuk shkoi mirë ishte Cavani”.

“Ai më tha se urrente vetëm tre ose katër persona në karrierën e tij… dhe njëri prej tyre ishte Cavani”,ka shtuarmë tej ai.

Cavani sigurisht ndoqi rrugën e Ibrahimovic në Old Trafford, duke përfaqësuar Djajtë e Kuq midis 2020 dhe 2022.

Pavarësisht se urrente vetëm një pjesë të vogël të lojtarëve, Ibrahimovic njëherë kërcënoi se do të vriste këdo që i fliste pasi kishte pësuar një humbje te LA Galaxy.

Sipas ish-shokut të skuadrës Joao Pedro, ai mburrej me karrierën e tij teksa u përplas me lojtarët në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/