Zlatan Ibrahimovic mori një moment gjatë pushimeve të tij verore, të cilat po i shijon në një jaht në Med.
Ndërsa familja e tij qëndronin në barkë dhe në ujë, maestro suedez nuk mund t’i rezistonte një rutine të përditshme për kujdesin ndaj trupit.
Partnerja e Ibrahimovicit, Helena Seger, gjithashtu shijoi një seancë në pajisjet e fitnesit të jahtit, shkruan The Sun.
Në mes të stërvitjeve, ajo iu bashkua burrit të saj Zlatan, 38 vjeçar, me të cilin më pas shijoi marrjen e rrezeve të diellit, ndërsa lundronin pranë vendpushimit francez të Saint-Tropez.
Dy djemtë e çiftit, Maximilian dhe Vincent, kuptohet se kanë qenë mes anëtarëve të familjes duke pushuar në varkë.
Ka pasur shumë spekulime se ku Ibrahimovic do të luajë futbollin e tij sezonin e ardhshëm.
Ende nuk është bërë e ditur nëse do të vazhdojë të luajë në AC Milan, apo do të shkojë te Leeds apo Hammarby. /Telegrafi/