Site icon Telegrafi

Zlata – gruaja gomë

Derisa shumica e kanë të vështirë të prekin majën e gishtave të këmbës me dorë ajo performon akrobacione të pabesueshme. Me një hap e hedhë këmbën mbi supe! Aftësitë e saja kohë më parë i tregoi edhe nëpër rrugët e Londrës dhe befasoi britanikët.

Emri i vërtetë i Zlatas është Julia Gunthel. Është 24 vjeçe dhe vjen nga Rusia, por ka vite që jeton në Gjermani. Edhe pse ka mundur të bëhet e famshme në gjimnastikë, hoqi dorë prej këtij zanati. Më me qejf i argëton njerëzit në rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version